Ndërtohet ura më e gjatë në botë

Ura më e gjatë në botë e ndërtuar në det në Kinë është afër përfundimit.

Ura 55 km e gjatë lidh Hong Kongun, Makaun dhe Zhuhai, tre nga qytetet më të rëndësishme të Kinës.

Për ndërimin e saj janë investuar 12 miliardë pound. Struktura kryesore e urës ka përfunduar në korrik dhe rruga është 55 km e gjatë, nga të cilat 22.9 km janë urë dhe 6.7 km janë tunel.

Inxhinierët kanë filluar punimet e tyre në ndërtimin e tunelit me gjatësi 6.7 km brenda në det në 13 tetor dhe pritet që në fund të vitit të hapet. Ky mendohet të jetë gjithashtu tuneli më i gjatë në botë nënujor.

Pas rreth shtatë vjet ndërtimi, Ura e Hong Kong-Zhuhai-Macau do të hapet deri në fund të vitit.

/Oranews.tv/