Ndeshjet e Premierligës mund të luhen në stadiumet e zakonshme

Sezoni i Premierligës mund të mbyllet në fushë, e po ashtu me klubet që ndeshjet do t’i zhvillonin në stadiumet e tyre.

Ka disa ditë që në Premierligë është propozuar që pjesa e mbetur e sezonit të luhet me dyer të mbyllura dhe në tetë stadiume neutrale.

Ky propozim, është kundërshtar ashpër nga skuadrat e fundit të tabelës, duke dhënë jo pak herë përshtypjen se sezoni edhe mund të përfundohet, pasi nuk arrihej assesi një marrëveshje.

Por, orëve të fundit ka pasur lëvizje të reja drejt rikthimit të Premierligës.

Ndeshjet e Premierligës, skuadrat mund t’i luajnë në stadiumet e tyre nëse arrijnë të mbulojnë kostot e mbajtjes së tifozëve larg stadiumeve, përcjell lajmi.net.

Një nga arsyet kryesore pse Premierligë kishte propozuar që përfundimin e sezonit ta bëjë në tetë stadiume neutrale, ka qenë frika se tifozët do të mblidheshin masivikisht gjatë ndeshjeve të skuadrave të tyre.

Ndërsa tani, klubeve u është thënë se nëse japin garanci për organizimin e ndeshjeve, duke bërë që të respektohen masat për distancimin shoqëror prej dy metrash, zhvillimi i ndeshjeve në stadiumet e zakonshme nuk shihet si një pengesë e pakapërcyeshme.