Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ndryshimi i politikës e bën Indinë vatër për dezinformatat e luftës në...

Ndryshimi i politikës e bën Indinë vatër për dezinformatat e luftës në Gaza

Së fundmi shihet një ndryshim i politikës në Indi që ka çuar në përhapjen e dezinformatave të lidhura me luftën, veçanërisht gjatë konfliktit Izrael-Palestinë.

Llogaritë e mediave sociale nga India kanë përhapur me të madhe përmbajtje pro-izraelite dhe lajme të rreme anti palestineze dhe anti Islame. Kjo prirje është e lidhur me një rritje të ndjenjave anti-muslimane në Indi dhe ndikimin në rritje të ideologjive nacionaliste hinduse, veçanërisht nën udhëheqjen e kryeministrit Narendra Modi.

Historikisht, India mbështeti të drejtën e Palestinës për shtetësi, por vitet e fundit, ajo është afruar më shumë me Izraelin për shkak të interesave të përbashkëta në tregti, teknologji dhe mbrojtje. E gjithë kjo nxjerr në pah këtë ndryshim në politikën e jashtme të Indisë dhe ndikimin e saj në përhapjen e dezinformatave gjatë konflikteve ndërkombëtare.

India është një ndër 15 shtetet më të zhvilluara në teknologji dhe ndikimi i saj në këtë fushë është tejet i madh.

Gjithashtu janë vërejtur dhjetëra aksidente ndër-etnike të ndërlidhura me situatën në Palestinë ditëve të fundit. /mesazhi