Ndryshon renditja në garën për Këpucën e Artë

Lazio ka marrë tri pikë në minutat e fundit të ndeshjes në udhëtim te Brescia në Serie A, me golin e fitores të shënuar nga Ciro Immobile.

Sulmuesi i Lazios me golin kundër Brescia, shkon në numrin e 19 golave të shënuara këtë sezon, duke qenë jo vetëm golashënuesi më i mirë në Serie A, por edhe në pesë ligat kryesore të Evropës, shkruan lajmi.net.

Reprezentuesi italian tani kryeson në renditjen për Këpucën e Artë, duke lënë pas Roberto Lewandowsin e Bayern Munich.

Pas tyre renditet Timo Werner dhe Jamie Vardy.

Lionel Messi zë vetëm vendin e pestë, me 13 gola të shënuara.

Renditja për Këpucën e Artë:

Ciro Immobile | Lazio | 19 gola (38)

Robert Lewandowski | Bayern Munich | 19 gola (38)

Timo Werner | RB Leipzig | 18 gola (36)

Jamie Vardy | Leicester City | 17 gola (34)

Lionel Messi | Barcelona | 13 gola (26)

Pierre-Emerick Aubameyang | Arsenal | 13 gola (26)

Danny Ings | Southampton | 13 gola(26)

Wissam Ben Yedder | Monaco | 13 gola (26)

Shon Weissman | Wolfsberger | 17 gola (25.5).