Përmes një cicërime në rrjetin social Twitter Google tha se sistemi i njoftimeve do të jetë preferencial dhe përdoruesit mund ta aktivizojnë ose jo.
Duke filluar nga viti i ardhshëm Google do të njoftojë nëse informacionet tuaja personale, si numri i telefoni, emaili ose adresa e shtëpisë shfaqet në rezultatet e kërkimit.
Lajmi vjen pasi Google zyrtarisht lançoi një mjet ku përdoruesit mund të bëjnë kërkesë për të hequr informacionet e tyre personale nga rezultatet e kërkimit.
Javën e kaluar mjeti filloi të shfaqej online për disa përdorues.
Përmes një cicërime në rrjetin social Twitter Google tha se sistemi i njoftimeve do të jetë preferencial dhe përdoruesit mund ta aktivizojnë ose jo.
Vlen të theksohet se Google vetëm heq rezultatet e kërkimit dhe jo përmbajtjen në ueb. Informacioni do të vazhdojë të jetë kudo në faqe që e hostojnë.
Google ka lejuar njerëzit të kërkojnë heqjen e informacioneve personale nga rezultatet e kërkimit por tani po punon për ta bërë më lehtë.
Jo vetëm që mund të raportojnë por edhe të ndjekin kërkesat nëse janë pranuar ose jo. /PCWorld Albanian