Në Arabinë Saudite do të mbahet shfaqja e parë e një opere

Në Arabinë Saudite do të realizohet shfaqja e operës së parë ndonjëherë në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes “Agjenda e Zbavitjes” e Komisionit të Zbavitjes të formuar në vitin 2016 në këtë vend, të premten dhe të shtunën në Universitetin Princesha Nura Binti Abdurrahman në Riad do të sfhaqet opera me titullin “Anter dhe Abla”.

Sipas faqes, opera do të shfaqet në gjuhën arabe dhe do të rrëfejë dashurinë e “Anterit dhe Ablas”, ndërsa gjatë shfaqjes do të lexohen poezi dhe do të mbahet një prezentim në lidhje me jetesën dhe veshmbathjen e beduinëve.

Në agjendën e publikuar nga Komisioni i Zbavitjes për vitin 2018 ishte njoftuar se janë projektuar të paktën pesë mijë aktivitete në 56 qytete. Po ashtu, komisioni kishte njoftuar një investim prej 64 miliardë dollarësh për dhjetë vitet e ardhshme në sektorin e zbavitjes.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i komisionit, Amr el-Medeni, paralajmëruar ndërtimin e një ndërtesa të operës.

Në dhjetor të vitit 2017, Ministria saudite e Informacionit dhe Kulturës kishte bërë të ditur publikimin e një vendimi për liçensimin e kinemave, duke shprehur pritjet për hapjen e kinemasë së parë në mars të vitit 2018.

Në një mbledhje në Riad më 24 tetor të vitit të kaluar, princi i kurorës Muhamed bin Selman kishte premtuar se do ta kthejë vendin e tij drejt një “Islami të moderuar”.