Në Hungari sot mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat rreth 8 milionë votues të regjistruar do të zgjedhin anëtarët e rinj të Parlamentit i cili në total ka 199 vende, raporton Anadolu Agency (AA).
Në të gjithë vendin qendrat e votimit u hapën në ora 06:00 të mëngjesit dhe të njëjtat do të mbyllen në ora 19:00.
Parlamenti si organi më i lartë legjislativ i Hungarisë zgjidhet në mënyrë që 109 deputetë mandatin e marrin duke fituar numrin më të madh të votave në njësitë zgjedhore ndërsa 93 vendet e mbetura plotësohen në bazë të përqindjes së votave brenda listave të partive.
Në zgjedhje garojnë 23 parti politike dhe kandidatë të pavarur.
Rezultatet e sondazheve të fundit të opinionit tregojnë se koalicioni aktual në pushtet Fidesz dhe Partia Popullore Demokratike pritet dalin fituese me një total prej 45 për qind të votave.
Partia më e madhe opozitare mund të bëhet partia nacionaliste Jobbik, e cila ka mbështetjen e rreth 20 për qind të elektoratit. Socialistët hungarezë pritet të fitojnë rreth 15 për qind të votave.
Për të hyrë në Parlament, partitë politike duhet të fitojnë minimumin prej 5 për qind të votave ndërsa sipas sondazheve të fundit, pritet që pesë parti të kalojnë pragun.
Gjatë fushatës parazgjedhore në Hungari, dominuan temat e emigrantëve dhe muslimanëve.
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë se “invazioni i emigrantëve dhe muslimanëve është i rrezikshëm për Europën, identitetin dhe traditën e saj”.
Duke i quajtur emigrantët “okupues të Evropës dhe kërcënim ndaj krishterimit”, Orban njoftoi se Hungaria nuk dëshiron të kujdeset për këta njerëz brenda kufijve të saj.