Në SHBA mund të blini një Ferrari me kriptomonedha

Europa pritet të përfitojë prej saj në fillim të 2024 me rajone të tjera që do të pasojnë. Nuk do të ketë asnjë tarifë shtesë për ato që paguajnë në kripto tha një përfaqësues i kompanisë.

Kushdo që ka një mal me kriptomonedha, tashmë mund ti përdorë për të blerë një Ferrari në SHBA. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, prodhuesi i makinave luksoze po bashkëpunon me përpunuesin e pagesave kripto BitPay për të pranuar bitcoin, ether ose USDC për blerjet në vend.

Europa pritet të përfitojë prej saj në fillim të 2024 me rajone të tjera që do të pasojnë. Nuk do të ketë asnjë tarifë shtesë për ato që paguajnë në kripto tha një përfaqësues i kompanisë.

BitPay do të konvertojë ato pagesa në monedhë tradicionale në momentin që bëhet transaksionit për të shmangur çdo luhatje çmimi. Kompania tha se marrëveshja me BitPay synon të arrijë tek ato individë që nuk janë klientë të kompanisë por kanë kapacitete për të përballuar blerjen e një Ferrari.

Vetëm vitin e kaluar Ferrari njoftoi përkushtimin për operacione më të qëndrueshme përfshirë reduktimin e gjurmës mjedisore ndërsa adoptimi i kriptomonedhave duket sikur bie në kundërshti.