Në zgjedhjet lokale partitë do të garojnë të vetme

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, shumë parti politike lidhën koalicione. Por për zgjedhjet lokale që mbahen në tetor, ato do të garojnë të vetme. Afati ligjor tashmë ka kaluar.

Të gjitha partitë e mëdha parlamentare dhe shumica e atyre joparlamentare, do të garojnë të vetme në zgjedhjet lokale që mbahen në vjeshtë.

Kjo konfirmohet për RTK-në edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ata deklarojnë se afati ligjor i lidhjes së koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet lokale ka përfunduar javë më parë.Nga 58 subjekte politike të regjistruara në KQZ për zgjedhjet lokale, koalicion kanë lidhur vetëm tri parti të komuniteteve jo serbe. Ato janë Vakat, Unitet dhe Zajedno za Gora.

Por, nëse ky afat ligjor për lidhje koalicionesh qëllimshëm nuk është respektuar nga subjektet politike, është një afat tjetër ligjor që ato patjetër duhet ta respektojnë, e që ka të bëjë me një çështje tjetër.

Zyrtarë të KQZ-së kanë thënë se ky institucion është në përgatitje e sipër për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, që do të mbahen në 38 komuna të Kosovës dhe në mbarë territorin e Republikës.