Nearby Share është përgjigja e Google ndaj Apple AirDrop

Funksioni do të ofrohet nga Android 6 deri në versionet e fundit.

Google njoftoi se disa përditësime në Android do ti bëjnë tabletët dhe telefonët më të përdorshëm për shumë njerëz.

Një prej ndryshimeve më të prekshme është Nearby Share, përgjigja e Google ndaj Apple AirDrop që bën të mundur dërgimin e të dhënave mes telefonëve Android që gjenden pranë.

Pasi të keni pranuar përdorimin e këtij opsioni, pajisjet tuaja Android do të dërgojnë të dhëna mes tyre edhe nëse ekrani është i fikur. Kështu nuk do të keni më nevojë për e-mail që të dërgoni të dhëna nga telefoni në tabletin tuaj apo Chromebook.

Funksioni do të jetë i disponueshëm në javët në vijim.

Google shtoi mbështetjen për UWB (Ultra-Wide Band) krahas NFC, Bluetooth, p2p Wi-Fi dhe WebRTC për funksionin Nearby Share.

Funksioni do të ofrohet nga Android 6 deri në versionet e fundit. /PCWorld Albanian