Rëndësia e përshpejtimit të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ishte theksi i vizitës së kancelari austriak, Karl Nehammer në Serbi.
”Po shohim një luftë në Evropë që askush nuk e kishte marrë parasysh. Ne jemi dëshmitarë të pushtimit të një vendi. Dhe pikërisht për këtë është e rëndësishme që BE-ja t’u tregojë qartë vendeve të rajonit se ato u Evropës dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi Nehammer në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren serbe, Ana Brnabiç.
”Negociatat e pranimit janë komplekse, edhe për Austrinë, pasi ai është një proces intensiv, por edhe vendet e BE-së duhet të bëjnë pjesën e tyre për ta përshpejtuar këtë”, theksoi ai.
”Është detyrë dhe interes i vendeve anëtare të BE-së për të dërguar një sinjal që bashkëpunimi me Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm”, tha Nehammer.
Nesër, kancleari austriak ai do të shkojë në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. /atsh








