Nëse jeni përdorues i TikTok duhet të përditësoni menjëherë aplikacionin

Tyumen, Russia - April 30,2019: TikTok and YouTube apps on screen iphone xr, close up

“Dhamë informacionin rreth dobësisë së sigurisë dhe ofruan ndihmën për ta rregullar atë,” tha Microsoft. “TikTok u përgjigj me shpejtësi dhe profesionalizëm.”

Një problem serioz sigurie u zbulua nga Microsoft në aplikacionin Android të Tiktok që mund të lejojë hakerët të marrin nën kontroll miliona llogari.

Ditën e Mërkure ekipi hulumtues 365 Defender i kompanisë detajoi një problem sigurie për të cilin kishte informuar TikTok në Shkurt.

Lajmi i mirë është se kompania e media sociale e ka adresuar tashmë përpara se të bëhej publike sot dhe Microsoft thotë se nuk ka prova që dikush ta ketë përdorur për sulme.

“Dhamë informacionin rreth dobësisë së sigurisë dhe ofruan ndihmën për ta rregullar atë,” tha Microsoft. “TikTok u përgjigj me shpejtësi dhe profesionalizëm.”

Sipas Microsoft dobësia e sigurisë qëndron thellë në funksionalitetin e lidhjeve të TikTok. Në Android zhvilluesit mund të programojnë aplikacionet e tyre të menaxhojnë URL-të në mënyrë specifike.

Për shembull kur klikoni një link Twitter në Chrome, automatikisht aplikacioni Twitter do të hapet në telefon dhe ky është një shembull i lidhjeve të thella.

Microsoft gjeti një mënyrë për të anashkaluar procesin e verifikimit që TikTok kishte në përdorim për kufizimin e ekzekutimit të veprimeve të ndryshme nga lidhjet e thella.

Dobësia e sigurisë ishte prezente në versionet global të TikTok në Android. Microsoft rekomandon të gjithë përdoruesit e TikTok në Android të përditësojnë. /PCWorld Albanian