Real Madridi është duke u përgatitur për një largim të mundshëm të mesfushorit kroat.
Luka Modriq duket se ka vendosur që t’i jap fund aventurës me Real Madridin dhe të transferohet tek Interi në Serie A.
Sipas medieve spanjolle, madrilenët nuk do të qëndrojnë duarkryq dhe menjëherë kanë nisur punën për ta zëvendësuar kroatin.
Bëhet fjalë për yllin e Tottenham Hotspur, Cristian Eriksen, për të cilin Real Madrid është i gatshëm të paguajë, 200 milionë euro për ta transferuar në Bernabeu.
Kroati është lidhur shumë me një transferim te klubi i Interit dhe Real Madrid nuk dëshiron që të rrezikojë mesfushën kështu që po bëhet gati për të nisur bisedimet për Eriksen.
Java e ardhshme pritet të sqaroj gjithçka rreth mundësisë së largimit të Modriqit pasi pritet të ketë një takim me presidentin Florentino Perez.








