Nesër ndeshja e parë e Botërorit

Pritjes tashmë po i vjen fundi, Kampionati Botëror vetëm sa nuk e ka hapur siparin.
E diela do të jetë dita kur luhet ndeshja e parë e turneut më prestigjioz në nivel kombëtaresh, transmeton lajmi.net.

Katar, organizatori i eventit, do ta presë Ekuadorin, më fillim nga ora 17:00.

Vendasit mund të favorizohen për një nuancë, për faktin e faktorit “vendas”, gjithsesi mund të cilësohet si përballje e paparashikueshme në aspektin e rezultatit.

Përballja do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.