Netanyahu thotë se është në një ‘mision historik dhe shpirtëror’, gjithashtu ndjen një lidhje të fortë me vizionin e Izraelit të Madh…
Kryeministri Benjamin Netanyahu i thotë i24, se ai ndjen që është në një “mision historik dhe shpirtëror”, dhe se është “shumë” i lidhur me vizionin e një Izraeli të Madh.
Intervistuesi Sharon Gal, i cili për një kohë të shkurtër ishte anëtar i krahut të djathtë e Knessetit, i dhuron Netanyahut atë që ai e quan një amuletë “një hartë të Tokës së Premtuar”. Ai bën shaka, se nuk dëshiron ta “ngatërrojë” më tej Netanyahun në çështjen kundër kryeministrit për marrjen e supozuar të bizhuterive dhe mallrave të tjera luksoze nga disa biznesmenë për të dhe gruan e tij Sara.
I pyetur nëse ndjen një lidhje me “këtë vizion” të një Izraeli të Madh, Netanyahu përgjigjet: “Shumë”.
Vetë amuleti nuk shfaqet në ekran. Termi Izraeli i Madh u përdor pas Luftës Gjashtëditore të qershorit 1967 për t’iu referuar Izraelit dhe zonave që sapo kishte pushtuar – Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës, Gadishullin e Sinait dhe Lartësitë e Golanit.
Fraza u përdor edhe nga disa sionistë të hershëm, përfshirë Ze’ev Jabotinsky, paraardhësin e partisë Likud të Netanyahut, për t’iu referuar Izraelit të sotëm, Gazës dhe Bregut Perëndimor, si dhe Jordanisë së sotme.
Pyetja e Galit në lidhje me një Izrael të Madh pasi ai e pyeti kryeministrin nëse mendonte se është në një mision në emër të popullit hebre. Netanyahu përgjigjet se është “në një mision brezash – ka breza hebrenjsh që ëndërruan të vinin këtu dhe breza hebrenjsh që do të vijnë pas nesh”.
“Pra, nëse po pyetni nëse kam një ndjenjë misioni, historikisht dhe shpirtërisht, përgjigjja është po,” thotë ai.
Përktheu: Roald A. Hysa








