Netflix lë prapa gjigantët tjerë mediatikë me vlerën e tregut

Rrjeti global televiziv i internetit Netflix ka lënë mbrapa gjigantët mediatikë amerikanë me vlerën e tij të tregut, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të përpiluara nga AA, vlera e një aksioni të Netflixit në bursën e New Yorkut dje arriti vlerën 354 dollarë, duke shënuar rritje për 2,7 për qind nga një ditë më parë.

Ndërkaq, vlera e tregut e rrjetit televiziv u rrit për 4,3 miliardë dollarë, konkretisht nga 158,8 në 163,1 miliardë dollarë.

Me këtë rezultat, vlera e tregut e Netflix lë prapa atë të gjigantëve mediatikë amerikanë si Disney dhe Comcast.

Sipas bilancit të shpalosur muajin e kaluar nga, kompania ka shënuar rritje për 63 për qind në përfitimet neto nga viti në vit dhe rritje prej 40 për qind në të ardhura ndërsa numri i përgjithshëm i abonentëve të saj në botë arriti në 125 milionë.

Në bilancin e saj, Netflix ka njoftuar parashikimet për arritjen e afro 131 milionë abonentëve në tremujorin e dytë të vitit.