Kompania streaming shtoi afro 6 milionë përdorues me pagesë, një rritje me 8 përqind në tre mujorin e tyre të 2023. Rezultatet konfirmojnë raportime të mëhershme nga palë të treta të cilat thonin se masat e Netflix po funksionojnë.
Përpjekja e Netflix për të bllokuar praktikën e shkëmbimit të fjalëkalimeve ka filluar të japë frytet e veta. Kompania raportoi një rritje të ndjeshme të numrit të abonentëve në muajt pasi filloi fushata e kompanisë për të adresuar këtë fenomen.
Kompania streaming shtoi afro 6 milionë përdorues me pagesë, një rritje me 8 përqind në tre mujorin e tyre të 2023. Rezultatet konfirmojnë raportime të mëhershme nga palë të treta të cilat thonin se masat e Netflix po funksionojnë.
Në një letër drejtuar aksionerëve, kompania tha se masat e saj marrë për të bllokuar këtë praktikë nuk kanë rezultat në mbyllje masive të llogarive, përkundrazi në regjistrime të reja.
Përveç masave të marra, kompania filloi të ofronte një mundësi për të shtuar një anëtar ekstra në llogaritë ekzistuese për 8 dollarë më shumë në muaj. Ky opsion u bë i disponueshëm në më shumë se 100 vende të botës sipas Netflix.








