Newcastle bën hapin e madh drejt “Championsit”

Newcastle United ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së 25-të të Premier Leagues angleze duke iu afruar në vetëm një fitore kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Newcastle të enjten mbrëma fitoi ndaj Brightonit me rezultatin 4:1.

Denis Undav në minutën e 22-të shënoi autogol, kurse në minutën e katërt të shtesës në pjesën e parë, për 2:0 realizoi Dan Burn.

Undav më pas ngushtoi epërsinë në 2:1, në minutën e 51-të.

Vendësit në dy minutat e fundit shënuan edhe dy gola tjerë, me Calum Wilsonin dhe Bruno Guimaraesin, për rezultatin final.

Me këtë fitore, Newcastle tani në 36 ndeshje ka 69 pikë dhe forcohet në pozitën e tretë. Ka tri pikë më shumë se Manchester United, që ka një ndeshje më pak të luajtur. Në vend të pestë është Liverpooli me 65 pikë.

Brightoni në pozitën e gjashtë ka 58 pikë.