Neymar te Reali? Kjo është përgjigja e brazilianit

Ylli i Seleçaos është duke menduar vetëm për Botërorin.

Neymar ka dy vite që përflitet se do të transferohet te Real Madridi.

Që pas largimit të tij nga Barcelona drejt Paris Saint-Germian, ku klubi francez pagoi 222 milionë euro për futbollistin, ka pasur spekulime se Neymar do të transferohet në Bernabeu.

Megjithatë vetë sulmuesi i Brazilit në një intervistë të dhënë së fundmi e ka përjashtuar kategorikisht një mundësi të tillë.

“Unë te Real Madridi? Është diçka e pa kuptimtë është e kotë ta flasësh. Për momentin jam i përqendruar vetëm te Brazili”, deklaroi Neymar.