Neymari kthehet në qendrën stërvitore të PSG-së

Neymari pas operimit në nyjën e këmbës është kthyer në qendrën stërvitore të Paris Saint-Germainit për ta vazhduar rehabilitimin.

Ylli brazilian u lëndua kundër Lillet më 19 shkurt, ndërsa të enjten ka nisur terapitë për ta lënë prapa lëndimin e rëndë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë skuadra parisiene. Neymari nuk do të mund të luajë deri në fillim të edicionit të ardhshëm.

31-vjeçari ka zhvilluar 29 paraqitje në të gjitha garat në këtë edicion. Ka realizuar 18 gola, ndërsa ka kontribuuar me 17 asistime.