Ballina Lajmet Kosovë Nga 187 kuti të votimit me postë, deri të dielën janë numëruar...

Nga 187 kuti të votimit me postë, deri të dielën janë numëruar 89

Nga 187 kuti të votimit me postë, deri të dielën janë numëruar 89

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Sipas KQZ-së deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.

Aktualisht, të dielën pasdite, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog.
Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar