Nga Bangladeshi shihet tymi mbi fshatrat e Arakanit

Derisa refugjatët vazhdojnë të kalojnë në Bangladesh nga Mianmari, tymi nga fshatrat e djegura nga ushtarët e Mianmarit dhe budistët ekstremistë shihet qartë nga Bangladeshi, raporton Anadolu Agency (AA).

Muslimanët e Arakanit të cilët janë duke ikur nga dhuna dhe masakra e filluar më datën 25 gusht nga ana e ushtarëve dhe budistëve ekstremist të Mianmarit, vazhdojnë të kalojnë nga lumi Naf.

Burimet zyrtare thonë se numri i refugjatëve ka arritur në afro 300 mijë, që sipas këtyre burimeve shumica prej tyre janë foshnja, gra dhe të moshuar. Muslimanët e bllokuar në zonat malore të Mianmarit, pasi ecin me ditë të tëra kalojnë lumin Naf me ndihmën e peshkatarëve.

Shihet se disa nga Arakanë nga shtëpitë dhe fshatrat e djegura kanë marrë me vete disa gjësende por disa prej tyre edhe bagëti të imëta.

Refugjatët Arakanë, pasi kalojnë lumin Naf, presin me orë të tëra në kodrat përgjatë fushave të orizit në kufirin e Bangladeshit. Ushtarët e Bangladeshit kanë ndërtuar shtëpiza kontrolli çdo 100 metra në të dyja anët e lumit Naf, të cilët nuk lejojnë kalimin e gazetarëve, civilëve dhe të huajve.

Ndërsa, rrethi i shtëpizave të kontrollit në pikën zero të kufirit është bërë vendi i pritjes për muslimanët Arakanë, refugjatëve, të cilët presin për një kohë u lejohet kalimi në Bangladesh nën kontroll të shtuar.

Shihet tymi nga Arakani

Derisa refugjatët vazhdojnë të kalojnë, tymi nga fshatrat e djegura nga ushtarët e Mianmarit dhe budistët ekstremistë shihet qartë nga Bangladeshi. Ky rrugëtim i vështirë për ata që mbajnë refugjatët në moshë në shpinë, bëhet edhe më i rëndë për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga reshjet e shiut.

Refugjatët, të cilët kohë pas kohe duhet të kalojnë nëpër baltë në nivelin e belit, pasi që kalojnë në breg fillojnë një jetë të re me ndihmat ushqimore dhe financiare të Fondacionit IHH nga Turqia dhe disa organizatave të tjera lokale.

Vazhdojnë ndihmat e IHH-së

Fondacioni humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH), vazhdon të ndihmojë refugjatët që nga dita e parë e trazirave. Ekipet e IHH, të cilët që nga dita e parë kur refugjatët kanë arritur në Bangladesh, vazhdojnë aktivitetin e tyre humanitar me ndihma në ushqim dhe para.

Ekipet e IHH-së sot kanë ndihmuar me ushqim 2 mijë refugjatë të cilët janë të vendosur në kampet e rajonit Teknaf.