Nga prapambeturia në qytetërim…

Hoxhë Halil Avdulli

Kalimi nga varfëria në pasuri, nga mungesa në bollëk, nga uria në ngopje, si ndryshime fizike, mund të ndodh për një kohë të shkurtër, ndërsa kalimi nga prapambeturia në qytetërim si një ndryshim (moral, psikologjik, mendor, social dhe vleror) kërkon kalim nëpër një proces të arsimimit dhe edukimit hierarkik, në të cilin grumbullohen përvojat dhe integrohen njohuritë, duke realizuar kështu rritjet dhe pjekurinë graduale.
Ky është ndryshim midis ngopjes materiale dhe qytetërimit të vlerave, për sa i përket kohës së formimit dhe lindjes nga njëra anë, dhe natyrës së secilit prej tyre nga ana tjetër.

Nga: Halil Avdulli