Nisin punimet tek sheshi në Mitrovicë

Në pjesën veriore të Mitrovicës sot në mëngjes kanë filluar punimet për ndërtimin e një strukture të re betoni që do të jetë pjesë e shëtitores në rrugën kryesore të qytetit.

Ndërtimi i saj po bëhet pak metra larg murit që u hoq të dielën dhe do të jetë pjesë e zonës së shëtitores së sheshit “Mbreti Petër”, njofton Klan Kosova.

Kjo strukturë betoni do të ketë lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi prej 120 centimetrash.