Një përditësim në Windows 11 po shkakton probleme për miliona përdorues

Përditësimi është lançuar dhe automatikisht instaluar në miliona kompjuterë Windows 11 nisur nga fakti se është një përditësim sigurie dhe jo driverash as funksionalitetesh.

Vetëm pak javë më parë një tjetër përditësim Windows po shkaktonte probleme madhor për ata që e shkarkuan por Microsoft është rikthyer me të njëjtën situatë pas përditësimit KB5035853 lançuar më 12 Mars.

Përditësimi është lançuar dhe automatikisht instaluar në miliona kompjuterë Windows 11 nisur nga fakti se është një përditësim sigurie dhe jo driverash as funksionalitetesh.

Kjo do të thotë se një numër më i lartë përdoruesish janë prekur dhe kjo ka ndodhur me KB5035853.

Problemet e para u raportuan nga Windows Latest dhe disa prej tyre janë ekrani blu i vdekjes, ngecje apo performancë e dobët. Ky diskutim në Reddit hedh më shumë dritë ndërsa dhjetëra përdorues raportuan probleme.

Nëse jeni ballafaqur me probleme të tilla, gjëja e parë që duhet të bëni është të kontrolloni nëse përditësimi në fjalë është instaluar.

Hapni menunë Start dhe kërkoni për Update dhe më pas klikoni Check for Updates. Kjo do tu tregojë nëse një përditësim është instaluar apo në pritje për tu instaluar.

Nëse KB5035853 mungon në këtë listë, klikoni në historikun e përditësimeve për të parë nëse është instaluar më herët. Për ta çinstaluar shkoni në fund të historikut të përditësimeve dhe do të vini re një opsion për heqjen e tyre.