Një person i plagosur në sheshin “Zahir Pajaziti”

Një person është gjetur i plagosur në sheshin “Zahir Pajaziti” para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Prishtinë.

Vendi është mbushur me vetura të Policisë së Kosovës, derisa ka arritur edhe një autoambulancë, raporton Periskopi.

Nuk dihet ende se si është shaktuar incidenti në shesh.

Periskopi do t’ju mbajë të informuar për ngjarjen.