Një tërmet 7 ballë godet Indonezinë

Në Ishullin Lombok që gjendet në lindje të Indonezisë, ka ndodhur një tërmet 7 ballësh, ndërsa është bërë paralajmërim për cunami, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti i Meteorologjisë, Klimës dhe Gjeofizikës njoftoi se në verilindje të qytetit Mataram të ishullit Lombok, është regjistruar një tërmet me magnitudë 7.

Për rajonin është bërë paralajmërim për cunami. Zyrtarët nuk njoftuan për humbje ose të plagosur.

Në tërmetin e javës së kaluar prej 6,4 ballë kishte humbur jetën një person.