Një tërmet 7,1 ballë godet Perunë

Një tërmet prej 7,1 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Perunë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Enti Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njofton se epiqendra e tërmetit është regjistruar 9 kilometra në veriperëndim të Azangaras. Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 258 kilometrash.

Ende nuk ka informacione për viktima në njerëz apo dëme materiale.