Një vit nga blerja prej Elon Musk, përdoruesit po shpenzojnë më pak kohë në X

Rrjeti social theksoi se përdoruesit e Premium po shpenzojnë tre herë më shumë kohë në X sesa përdoruesit pa pagesë. Nuk ka dyshim se X po incentivizon përdoruesit e Premium.

Kur po i afrohemi përvjetorit të parë të blerjes së Twitter (tashmë X) nga Elon Musk, kompania publikoi një postim në blog duke raportuar ecurinë e rrjetit social nën menaxhimin e ri.

Numrat janë të shumtë, por ai që bie në sy është koha mesatare që një përdorues shpenzon në platformë prej 32 minutash.

CEO e X, Linda Yaccarino tha përmes një postimi në blog se të gjithë përdoruesit në tërësi shpenzuan 7.8 miliardë minuta çdo ditë. Kjo shifër është më e ulët sesa ajo që Musk raportoi vitin e kaluar prej 8 miliardë.

Gjithashtu numri i regjistrimeve prej 1.5 milionë është më ulët sesa 2 milionë që Musk raportoi vitin e kaluar. Me fjalë të tjera X po rritet me ritëm më të ngadaltë sesa më parë.

Rrjeti social theksoi se përdoruesit e Premium po shpenzojnë tre herë më shumë kohë në X sesa përdoruesit pa pagesë. Nuk ka dyshim se X po incentivizon përdoruesit e Premium.

Muajin e kaluar kompania pretendonte se ka paguar 20 milionë dollarë tek krijuesit, një shifër që mbetet e pandryshuar edhe sipas informacionit të fundit.

Të dhënat e X ndryshojnë nga ato që firmat analitike raportojnë. Apptopia konkretisht thoshte se përdoruesit të cilët përdorin Threads dhe X shpenzojnë mesatarisht 23.8 minuta dhe 31.1 minuta në ditë respektivisht kur aplikacioni rival i Meta debutoi.

Tashmë këto shifra janë tkurrur gjithashtu duke shpenzuar 3.7 minuta dhe 16.9 minuta respektivisht. Firma shtoi se në Shtator përdoruesit e X shpenzonin në platformë 20.6 minuta.

Yaccarino tha se gjysmë miliardë njerëz kthehen për tu qasur në platformë çdo muaj. Në Shtator Musk tha X kishte 550 milionë përdorues aktivë në muaj.

Edhe pse Yaccarino nuk dha informacione konkrete për numrin e përdoruesve në muaj, ajo tha se 245 milionë përdorues qasen në X çdo ditë. Sipas Sensor Tower, numri i përdoruesve aktivë ka rënë me 16% krahasuar me një vit më parë. /CIO Albanian