”Njeriu më i pasur në botë, po vdes nga etja dhe uria”!!

Eymen Bistani ishte nga njerëzit më të pasur në Libi. Një ditë vendosi të bëj një varr në një kodër të lartë të Bejrutit nga e cila shihej i gjithë vendi dhe pas vdekjes së tij kishte lënë testament që të varroset aty. Mirëpo kaderi i Allahut ishte ndryshe, avioni i tij privat ra në detë dhe pas shumë kërkimeve të cilat kushtuan me miljona trupi i tij përsëri nuk u gjet.
Lord Teshlid ishte nga njerëzit më të pasur në Angli. Ai bile ndodhte që shpesh ti jap borxh shtetit. Në kështjellën e tij kishte ndërtuar një dhomë shumë të mbrojtur. Atë e përdorte si kasë të tij. Një ditë hyri në të dhe gabimisht tërhoqi derën dhe dera u mbyll. Për shkak se dhoma ishte ndërtuar në mënyrë speciale sado që bërtiste zëri i tij nuk dëgjohej. Pasi ndodhte shpesh që nuk kthehej në shtëpi për shkak të punës edhe familja nuk ndjeu nevojë të dal ta kërkoj. Pas ca ditësh u gjetë trupi i tij i pajetë, gishtin e kishte të prerë ndërsa me gjak kishte shkruar:”Njeriu më i pasur në botë po vdes nga etja dhe uria”!!
Për ata të cilët mendojnë se paraja është ajo që zgjidh gjithçka…
Në jetë ndodh që çdo ditë del nga shtëpia dhe në mbrëmje hyn përsëri. Mirëpo një ditë del dhe më nuk hyn aty prap!!!
Përktheu Musannif Rufati