Milazim Krasniqi, një mendje e vyer e Kosovës që(duhet të) lexohet me ëndje
Milazim Krasniqi, një ndër mendimtarët më të shquar të Kosovës, një ndër themeluesit e LDK-së me Rugovën, shkrimtar e dramaturg, gazetar e historian, autor i shumë veprave, letrare, historike e analitike, po angazhohet së fundi në një destruktim të së ashtëquajturës “Lëvizje e Deçanit”. Kjo është një lëvizje e paprecedent në Kosovë, nisur pak vite më parë, nga një tufë burrash që duket se kishin mbetur të papunë, me thirrjet për kinse kthim në fenë e të parëve.
Të varfër mendërisht, të prishur shpirtërisht, pa gëzuar asnjë atribut publik në të mirë të shoqërisë, të paturp, ata nxisin urrejtje ndaj besimit të islam, dominant në popullsinë kosovare, duke dëmtuar kështu jo Islamin në Kosovë apo komunitetet e besimtarëve aty, por aspektin më të vyer e të çmuar shqiptar: bashkëjetesën shekullore me besime të ndryshme.
Mirëpo askush nga elita kosovare nuk po merret me këtë lëvizje që dëmton në thelb vetë Kosovën, shoqërinë e saj, vlerat e kultivuara në shekuj. Këtë po e bën mjeshtërsht Milazim Krasniqi, formimi u të cilit në shumë aspekte, konkurron dhe vetë akademik Rrexhep Qosen.
Lënda argumentuese që sjell në qasjet e tij Prof. Krasniqi, duke patur një bagazh historik të jashtëzakonshëm, politik e kulturor gjithashtu, është një furi mendimi që shpartallon paq jo thjesht lëvizje të tilla qartazi idiotike, por me risk të madh në koherencën shoqërore të Kosovës, por që vështirë t’i dalë kush përpara për ta sfiduar.
Ndaj dhe është ndër ata të rrallë mendje kosovare që duhen lexuar me ëndje, për ta kuptuar mirë Kosovën dhe atë që ka ndodhur e po ndodh me të. /tesheshi








