Njëzet raste pozitive me COVID-19 të martën në Kosovë

Njëzet raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të martën.

Rastet kanë dalë nga kryerja e 949 mostrave të dyshinta për Sars CoV-2.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë, sipas njoftimit të MSH-së, në 24 orët e fundit janë shëruar 27 qytetarë për të çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 223.917.

Numri i rasteve aktive është 545.