Ish-kryeministri malajzian heq dorë nga pensioni për të rimarrë pushtetin pas fitores historike. Ai që pritet të bëhet lideri botëror më i vjetër, ka arritur të rrëzojë koalicionin e Frontit Nacional që drejtonte vendin prej më shumë se 6 dekadash, në zgjedhjet e përgjithshme të Malajzisë.
Malajzia ishte zgjuar dje me një situatë të pazakontë pas zgjedhjes historike të liderit të opozitës, 92-vjeçarit Mahathir Mohamad dhe rrëzimit të koalicionit qeverisës “Fronti Nacional”, që ka drejtuar vendin për më shumë se 60 vite.
Përkrahësit e Mohamad mbushën rrugët e Kuala Lumpurit mbrëmjen e së mërkurës për të festuar fitoren. Vetë Mohamad është shprehur se vendosja e tij kryeministër është një çështje urgjente duke qenë se vendi gjendet aktualisht pa një qeveri. Ndërkohë kundërshtari i tij Nijab Razak, i cili kishte qëne dhe i përzgjedhuri i Mohamad si pasardhës i tij, e ka pranuar verdiktin popullor edhe pse nuk e priste humbjen.
Mohamad, i cili mund të cilësohet dhe si lideri më i vjetër i përzgjedhur, ka mbajtur dhe më parë postin e kryeministrit të Malajzisë duke drejtuar në mënyrë të suksesshme vendin për një periudhë 22-vjeçare, nga viti 1981 deri në vitin 2003, kur ishte lider i koalicionit të Frontit Nacional.








