Nuhu (alejhi selam) dhe gruaja që po qante – Tregim

Nuhu, alejhi selam, pa një grua duke qarë dhe e pyeti pse po qan?
Ajo tha: E mjera unë, po qaj për vdekjen e djalit tim në kulmin e rinisë.
Nuhu, alejhi selam, e pyeti: sa ishte mosha e djalit tënd?
Ajo tha: 300 vjet!
Nuhu i tregoi asaj për popullin e fundit me qëllim që t’ia lehtësonte pikëllimin, dhe i tha: E çfarë do të bësh nëse do të jetoje me popullin e fundit, mosha e të cilit nuk i kalon 60 vjet?
Ajo tha: A ka nga ata që jetojnë vetëm 60 vjet ?
Ai tha; po
Ajo tha: A ka ndonjë prej tyre që nuk i bindet Zotit në këtë periudhë të shkurtër?
Ai tha; Shumica e tyre janë të pabindur ndaj Zotit!
Ajo tha: A nxitojnë ta duan botën përderisa ajo është vetëm disa ditë?
Ai tha; Po, brenga e tyre e vetme është dashuria e kësaj bote dhe pak prej tyre kush mendon për ahiretin. Ajo tha; A kanë zënka me njëri-tjetrin për çështje të thjeshta?
Ai tha; Po, ata luftojnë për çështje të parëndësishme. Ajo tha; A mund të arrijnë që të ndërtojnë pallate dhe shtëpia për veten me moshën e tyre në atë periudhë të shkurtër?
Ai tha: Përkundrazi, ata ndërtojnë pallate të forta për qindra vjet, pastaj i lënë dhe vdesin.
Ajo tha; E mjera unë, sikur të isha në mesin e atij populli, do ta kaloja jetën time nën hijen e një peme dhe do ta kaloja tërë jetën duke bërë sexhde për Zotin e Madhëruar.

Nga: Hoxhë Shefket Baftjari