Nuk duhet të pini kurrë ujë me akull

Në pikun e sezonit veror, dy janë gjërat që na shpëtojnë nga temperaturat e larta: kondicioneri për ambientet brenda dhe konsumimi i ujit kur gjendemi jashtë. Dhe të gjithë biem dakord në një pikë: ujin e duam sa më të ftohtë, mundësisht me akull!

Por, nëse për momentin shpëtojmë nga situata e nxehtë, vapa dhe djersët, me sa duket diçka e kemi ditur gabim deri tani. Uji i ftohtë nuk qenka zgjidhja më e mirë për ditët me vapë përvëluese. Dhe arsyet, janë si më poshtë. Jeni gati t’i mësoni bashkë me ne?

-Kur pimë ujë të ftohtë, ne ngadalësojmë qarkullimin e gjakut në të gjithë aparatin tretës, pasi dihet që në mjedis të ftohtë, venat e gjakut ngushtohen, pra bëjnë atë që njihet si vazokontraksion.

-Ushqimet që ne konsumojmë, ndërkohë që pimë edhe ujë të ftohtë, nuk na shërbejnë aspak si burim energjie. Përkundrazi, energjia që sigurojmë prej tyre, nuk shkon për përballimin e aktivitetit tonë të përditshëm, por për të rregulluar temperaturën tonë të brendshme.

-Uji i ftohtë pakëson sasinë e mukusit të sekretuar përgjatë aparatit tretës, gjë që bën të mundur dobësimin e sistemit imun dhe prekjen më lehtë prej infeksioneve bakteriale, apo virale në traktin gastrointestinal.

-Ushqimet që ti konsumon, ndërkohë që pi edhe ujë të ftohtë, metabolizohen më ngadalë në trup. Ky ngadalësim i metabolizmit mund t’ju çojë shumë lehtë edhe në shtim të peshës suaj.

-Rënie të lehtë e temperaturës trupore. Qëllimin pse ne e konsumojmë në verë ujin e ftohtë, e arrijmë më së miri, por rënia e temperaturës sonë trupore na çon shumë lehtë në shpenzim të energjive të brendshme, të cilat mund t’i përdornim për aktivitetet tona të përditshme.