“Nuk e duam më në PSG” – tifozët do ta fërshëllejnë Messin në ndeshjen e radhës

Tifozët e PSG-në janë shumë të zemëruar me ekipin e zemrës pas dështimit të radhës në Ligën e Kampionëve, edhe pse klubi nuk është kursyer në afrimin e lojtarëve të mëdhenj.

Skuadra e Christophe Galtier tregoi asgjë ndaj Bayern Munchen, ku PSG nuk shënoi asnjë gol në asnjë nga dy ndeshjet ndaj kampionëve të Gjermanisë dhe e meritoi eliminimin.

Fitimi i Ligës së Kampionëve është kthyer në fiksim në kryeqytetin francez, pasi PSG nuk e ka fituar kurrë më parë këtë trofe dhe tani tifozët nuk po kursejnë as Leo Messin.

Një sektor i rëndësishëm i ultrasve të PSG-së po përgatisin të fajësojnë argjentinasin gjatë ndeshjes së fundjavës. “Ne do ta vërshëllejmë atë gjatë ndeshjes me Rennes. Ai paguhet shumë krahasuar me atë që jep në fushë”.

“Nuk duam që ai të vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së”, shprehen disa nga anëtarët ultras të kampionëve të Francës.

Prej ditësh flitet për një transferim të Messit në Arabinë Saudite, aty ku do të shijojë një “pension” faraonik.