Nuk kalon mocioni për shkarkimin e Nenad Rikalos

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar mocionin e LDK-së në lidhje me akuzat politike të shfaqura ndaj ministrit Nenad Rikalo.

Pro këtij mocioni kanë votuar 27 deputetë, kundër 40, kurse një ka abstenuar, raporton lajmi.netVotimi erdhi pas një debate me akuza e kundër-akuza ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Opozita i ka bërë thirrje kryeministrit Haradinaj ta shkarkojë Rikalon.