Nuk kryen punë kërkimfalja e Messit

Lionel Messi dje përmes një video-mesazhi, ka kërkuar falje bashkëlojtarëve dhe klubit të PSG-së, për vizitën që kishte në Arabinë Saudite pa lejen e klubit.

Por kjo kërkim falje u “injorua” nga klubi parisien, ku nuk e ftoi në ndeshjen e nesërme ndaj Troyes, shkruan IndeksOnline.

PSG ka publikuar listën me lojtarët e ftuar nga Christophe Galtier, ku shihet mungesa e Lionel Messit.

Drejtuesit e klubit pas vizitës pa leje që kishte Messi në Arabi, vendosën ta dënojnë atë me dy javë suspendim.

35-vjeçari për dy javët e ardhshme është i ndaluar të stërvitet apo të luajë për ekipin francez.