Nuk përfitojnë të gjithë njëjtë nga stërvitjet

Aktiviteti fizik vepron ndryshe te njerëz të ndryshëm, thonë studiuesit amerikanë nga Universiteti i Louisianas.

Në një studim të realizuar kohë më parë, studiuesit kanë përcjellë mbi 700 persona të moshës 20 vjeçe e më lartë dhe të cilët i janë nënshtruar një programi të caktuar stërvitor.

Asnjëri prej personave të hulumtuar deri së paku gjashtë muaj më parë nuk është marrë me asnjë aktivitet të rregull fizik.

Duke matur shkallën e shfrytëzimit të oksigjenit, një tregues për aftësinë performuese të personit, është vërejtur përmirësim te disa, por jo edhe te të tjerët.

Përmirësimet në mesatare kanë qenë 17 për qind, por te disa persona përmirësimi është treguar madje në 40 për qind.

Matja e nivelit të rezistencës në insulinë, një tregues i rëndësishëm për sëmundje të zemrës dhe diabet, është përmirësuar te 58 për qind e personave të përfshirë në hulumtim, derisa te të tjerët ka mbetur i njëjtë ose madje është përkeqësuar.

Por, disa tregues të tjerë, si numri i rrahjeve të zemrës dhe niveli i tensionit të gjakut, kanë treguar vlera të ngjashme për të gjithë pjesëmarrësit në studim./Mesazhi/