Numërimi mbrapsht për lançimin e Threads në Europë ka filluar

Vonesa e lançimit të Threads në Europë u shkaktua nga “paqartësia rregullatorë” ndërsa kompania i referohej rregullave strike të Aktit të Tregjeve Dixhitale(DMA).

Pas lançimit në Korrik në mbarë botën në Korrik, Threads më në fund do të vijë edhe  në Bashkimin Europian nga data 14 Dhjetor.

Meta nuk ka bërë ende një njoftim zyrtare por ka vendosur të shfaqë një numërim mbrapsht në uebsajtin e Threads.

Përdoruesit Europian të Instagram gjithashtu mund të kërkojnë për termin “ticket” brenda aplikacionit për të zbuluar ftesën dixhitale në Threads krahas një kodi QR që skanohet dhe orën e lançimit që varion sipas vendit ku përdoruesi gjendet.

Vonesa e lançimit të Threads në Europë u shkaktua nga “paqartësia rregullatorë” ndërsa kompania i referohej rregullave strike të Aktit të Tregjeve Dixhitale(DMA).

Meta, së bashku me gjigantë të tjerë të teknologjisë si Microsoft dhe Apple, formalisht janë dizajnuar si rojtarë nga ligji duke i mbajtur përgjegjës sipas rregullave të reja të mbrojtjes së të dhënave.

Ndryshimet që Threads mund të ketë aplikuar për të akomoduar rregullat Europiane nuk janë bërë publike nga kompania.