Ka shkuar në 37 numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite pranë kufirit mes Gazë dhe Izraeit.
Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë Palestineze në Gaza, në protestat e zhvilluara në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës, janë vrarë 37 palestinezë si pasojë e hapjes zjarr nga ushtarët izraelitë.
Palestinezët kanë ngritur tenda në kufirin e Gazës me Izraelin, ku sot protestojnë kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds, ndërsa përgatiten për “marshin milionësh” që do të zhvillohet nesër për të protestuar 70 vjetorin e Nakbas.






