Nvidia anulon modelin 12GB të RTX 4080 pas kritikave nga përdoruesit

Modeli 12GB supozohej të debutonte për 899 dollarë, edhe pse prodhuesit e tyre me shumë gjasa do të rrisin çmimet akoma më tepër.

Nëse jeni prej atyre të cilët u hutuan kur Nvidia prezantoi dy karta grafike RTX 4080 me specifika të ndryshme, nuk jeni të vetmit.

Kompania vendosi të tërheqë modelin 12GB RTX 4080 lidhur me shqetësimet se përdoruesit mund të ngatërrohen kur të blejnë një prej modeleve.

Gjithsesi varianti 16GB RTX 4080 do të vijë me lançimin më 16 Nëntor për 1,199 dollarë. Efektivisht çmimi bazë për modelet RTX 40 është rritur.

Modeli 12GB supozohej të debutonte për 899 dollarë, edhe pse prodhuesit e tyre me shumë gjasa do të rrisin çmimet akoma më tepër.

Modeli 12GB kishte 7680 bërthama CUDA dhe memorie 192-bit ndërsa varianti me 16GB kishte 9728 bërthama CUDA dhe memorie 256-bit, një hendek i madh performance mes dy kartave grafike që kanë të njëjtin emër.

Testimet e Nvidia treguan se varianti 12GB ishte 30% më i ngadaltë sesa ai 16GB në video lojëra.

Anulimi i këtij produkti nuk do të jetë ndonjë shqetësim i madh për Nvidia. Raportohet se RTX 4090 ka krijuar radhë nëpër dyqane dhe RTX 4080 mund të jetë karta grafike e cila mund të zgjidhet nga gamerat të cilët nuk justifikojnë dot flagshipin 1599 dollarësh. /PCWorld Albanian