Nvidia ka planifikuar një kartë grafike edhe më të fuqishme se RTX 4090

Duke filluar me specifikat, RTX 4090 Ti pritet të ketë çipin grafik AD102. Ka 256 bërthama më pak sesa konfigurimi i plotë prej 18432 bërthamash.

Specifikimet e RTX 4090 Ti edhe njëherë tjetër janë publikuar nga informatori i industrisë Kopite7kimi në rrjetin social Twitter.

Karta grafike është spekuluar prej kohësh, por sipas informacioneve më të fundit, karta do të jetë një entitet më vete.

Duke filluar me specifikat, RTX 4090 Ti pritet të ketë çipin grafik AD102. Ka 256 bërthama më pak sesa konfigurimi i plotë prej 18432 bërthamash.

Konkretisht karta grafike do të vijë me 18176 bërthama, ose 11 përqind më shumë sesa RTX 4090, 96MB L2 cache, një rritje me 33 përqind krahasuar me RTX 4090 dhe memore 24GB GDDR6X.

Edhe pse kapaciteti i memories mbetet i njëjtë me RTX 4090, bandwidth do të rritet ndjeshëm. Krahasuar me 21Gbps në RTX 4090, modeli RTX 4090 Ti do të vijë me 24Gbps.

Pritet që kjo kartë të konsumojë deri në 600W. Për dizajnin referencë një konektor prej 16-Pin 12VGPWR duhet të mjaftojë por modelet e tjera do të kenë dy konektorë 16-Pin.

Nuk ka informacione se kur karta grafike do të mbërrijë, por thuhet kushton 2000 dollarë. /PCWorld Albanian