Nvidia ofron plane ditore për shërbimin cloud gaming GeForce Now

GeForce Now ka pasur gjithnjë një plan pa pagesë pa limit por jo vetëm që ofron cilës të ulët dhe kufizim 1 orë, por gjithashtu përballet me radha të mëdha pritjeje.

Nvidia GeForce Now është cloud gaming mbase më i mirë treg sot. Përdoruesit fitojnë akses në një librari të gjerë video lojërash dhe tashmë me planet ditore do të bëhet akoma më i volitshëm.

GeForce Now ka pasur gjithnjë një plan pa pagesë pa limit por jo vetëm që ofron cilës të ulët dhe kufizim 1 orë, por gjithashtu përballet me radha të mëdha pritjeje.

Por nëse dëshironi të luani një fundjavë dhe nuk doni të paguan 20 dollarë në muaj për akses të plotë në GeForce Now, Nvidia do të ofrojë një plan Day Pass për nivelet Priority dhe Ultimate të shërbimit.

Planet ditore janë ashtu siç duken: përdoruesit mund të luajnë 24 orë duke përdorur një prej niveleve të abonimeve. Nvidia nuk zbuloi çmimin por niveli Ultimate ofron serverë RTX 4080 dhe sesione 8 orë me rezolucion 4K dhe 120Hz

Ndërkaq niveli Priority ofron streaming 1080p me 60Hz dhe sesione deri në 6 orë.