Nvidia zbulon çipet e reja AI të cilat janë 30 herë më të shpejta

Çipet Blackwell mbajnë emrin e David Blackwell, matematikantit i cili u specializua në teorinë e lojërave dhe statistikave. Nvidia pretendon se Blackwell është çipi më i fuqishëm në botë.

Në më pak se dy vite, çipet Nvidia H100, të cilat janë përdorur nga thuajse çdo kompania AI në botë për trajnimin e modeleve më të mëdha të inteligjencës artificiale si ChatGPT, e bënë një prej kompanive më me vlerë në botë.

Ditën e Hënë Nvidia njoftoi gjeneratën e re të platformës quajtur Blackwell, çipet e të cilës janë mes 7 deri në 30 herë më të shpejta sesa H100 dhe konsumojnë 25 herë më pak energji.

“Grafikat Blackwell janë motori i ri që do të fuqizojë këtë revolucion të ri industrial,” tha CEO i Nvidia Jensen Huang në evenimentin vjetor të zhvilluesve GTC të kompanisë.

Çipet Blackwell mbajnë emrin e David Blackwell, matematikantit i cili u specializua në teorinë e lojërave dhe statistikave. Nvidia pretendon se Blackwell është çipi më i fuqishëm në botë.

Ofron rritje të konsiderueshme performance për kompanitë AI me shpejtësi prej 20 petaflops krahasuar me 4 petaflops që ofron H100. Shumica e kësaj shpejtësie vjen nga 208 miliardë tranzistorët në Blackwell krahasuar me 80 miliardë që gjenden në H100.

Për të arritur këtë Nvidia ndërlidhi dy pllaka çipi me njëra-tjetrën të cilat mund të komunikojnë me shpejtësi deri në 10 terabajt për sekondë. Debutimi është vetëm një sinjal sesa i varur është revolucioni modern AI tek çipet e Nvidia. Madje në njoftimin për shtyp të kompanisë janë fjalë të CEO-ve të disa prej kompanive më të mëdha në botë ku përfshihen CEO i OpenAI Sam Altman, CEO i Microsoft Satya Nadella, CEO i Alphabet Sundar Pichai, CEO i Meta Mark Zuckerberg, CEO i Google DeepMind Demis Hassabis, kryetari i Oracle Larry Ellison, CEO i Dell Michael Dell dhe CEO i Tesla Elon Musk.

Nvidia nuk zbuloi koston e çipeve të reja Blackwell por H100 kushton mes 25 mijë deri në 40 mijë dollarë për çip sipas CNBC ndërsa sistemet e fuqizuara nga këto çipe mund të arrijnë deri në 200 mijë dollarë.

Pavarësisht kostos së lartë janë prej harduerëve më të kërkuara sot ndërsa pritjet e dërgesave të tyre nga momenti i porosisë shkon deri në 11 muaj.