Oimpiada dimërore, Koreja anulon dhomën e namazit pas kërcënimeve nga…

Organizata e Turizmit e Koresë (KTO) ka anuluar planet për një dhomë të namazit për Olimpiadën Dimërore 2018. Këto vendime erdhën pas kundërshtimeve të sulmuesve anti-muslimanë, tha shefi i departamentit të turizmit për Al Jazeera.

Edhe pse vetëm 0.2 për qind e popullsisë së Koresë së Jugut është muslimane, KTO vendosi të ndërtojë një dhomë namazi për të promovuar tolerancën ndërfetare gjatë Olimpiadës Dimërore.

Por pas “kundërshtimit të fortë” nga disa grupe, zyrtarët e qytetit në Gangneung anulluan planet.

“Ne u ulëm me ta për bisedime, por në fund, ne kemi anuluar planet,” shtoi zyrtari.

Megjithatë, Olimpiada pritet të rrisë numrin e turistëve muslimanë. /MESAZHI/