Kamionët që transportonin ndihmën e OKB-së kaluan përmes portës kufitare Cilvegözü në rrethin Reyhanlı të qytetit Hatay të Turqisë
Njoftohet se 68 kamionë me ndihma humanitare janë dërguar në Idlib të Sirisë nga Kombet e Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).
Kamionët që transportonin ndihmën e OKB-së kaluan përmes portës kufitare Cilvegözü në rrethin Reyhanlı të qytetit Hatay të Turqisë.
Thuhet se materialet e ndihmave humanitare në kamionë do t’u shpërndahen njerëzve në nevojë në Idlib dhe në fshatrat përreth. /aa








