OnePlus konfirmon, seritë OnePlus 9 vinë më 23 Mars

Sipas spekulimeve OnePlus 9 Pro do të ketë ekran 1440p me frekuencë 120Hz, btaeri 45W dhe teknologji karikimi të kundërt.
OnePlus ditën e sotme zbuloi datën e debutimit të telefonëve të ardhshëm: seritë OnePlus 9 mbërrijnë më 23 Mars.

Gjithashtu ato vinë me një partneritet me prodhuesin Suedez të kamerave Hasselblad për të përmirësuar sistemin e kamerave të smartfonëve.

Sipas spekulimeve OnePlus 9 Pro do të ketë ekran 1440p me frekuencë 120Hz, btaeri 45W dhe teknologji karikimi të kundërt.

Duke qenë se kompania i referohet si seritë OnePlus 9, kuptojmë se kemi të bëjmë me më shumë se një telefon.

Gjithashtu është konfirmuar teknologjia 5G, diçka jo surprizuese për një smartfon në 2021.

Në lidhje me partneritetin me Hasselblad, detajet nuk janë shumë premtuese.

Dy kompanitë do të bashkëpunojnë për tre vite për të zhvilluar sisteme kamerash të gjeneratës së re. Për shembull dy kompanitëkanë përmirësuar riprodhimin e ngjyrave për ti bërë të duken më natyrale.

Seritë OnePlus 9 vinë me sensorin e ri të Sony IMX789 me imazhe RAW 12-bit, diçka që S21 Ultra dhe iPhone 12 Pro e ofrojnë. /PCWorld Albanian