OnePlus premton katër versione Android dhe pesë vite përditësime për smartfonët e lançuar pas 2023

Politika e re e vë OnePlus në rresht me Samsung që premton 4 vite përditësime Android dhe 5 vite përditësime sigurie për telefonët flagship. Google filloi të ofronte 5 vite përditësime sigurie me familjen Pixel 6 por garanton vetëm 3 versione Android.
OnePlus ka vendosur ti bashkohet radhëve të prodhuesve Android duke ofruar mbështetje më të gjatë me përditësime. Brendi tashmë i Oppo premtoi 4 vite përditësime OxygenOS për disa telefonë të lançuar nga 2023 e më tutje.

Gjithashtu do të ofrojë 5 vite përditësime sigurie. Kompania nuk përmendi modelet e smartfonëve, por nuk do të ishte çudi nëse e shohim tu japë prioritet segmentit të lartë siç janë seritë OnePlus 11 do të vinë vitin e ardhshëm.

Prodhuesi i smartfonëve gjithashtu foli për disa veçori të reja që po vinë me Oxygen 13.1 në gjysmën e parë të 2023. Softueri i ri do të ketë një ndërfaqe të re Always-on me mbështetje për Spotify, menaxhim memorie me inteligjencës artificiale, audio hapësinore Dolby Atmos dhe një gjuhë të re dizajni që e quan “Aquamorphic.”

Politika e re e vë OnePlus në rresht me Samsung që premton 4 vite përditësime Android dhe 5 vite përditësime sigurie për telefonët flagship. Google filloi të ofronte 5 vite përditësime sigurie me familjen Pixel 6 por garanton vetëm 3 versione Android.

Apple zakonisht ofron 5 vite përditësime madhore për iPhone dhe vazhdimisht lançon përditësime sigurie për telefonë edhe më të vjetër. /PCWorld Albanian