OpenAI thotë se trajnimi i modeleve AI është i pamundur pa shkelur të drejtat e autorit

Dhe bazuar në atë çfarë OpenAI tha në Dhomën e Lordëve të Komitetit të Komunikimeve dhe Dixhitalizimit në SHBA, më shumë padi pritet të mbërrijnë në drejtim të kompanive.

OpenAI dhe mbështetësi më i fortë i kompanisë, Microsoft, përballen me disa padi të cilat i akuzojnë për përdorimin e punëve të të tjerëve pa aprovim për ë trajnuar modelet AI të kompanisë.

Dhe bazuar në atë çfarë OpenAI tha në Dhomën e Lordëve të Komitetit të Komunikimeve dhe Dixhitalizimit në SHBA, më shumë padi pritet të mbërrijnë në drejtim të kompanive.

OpenAI tha se do të ishte e pamundur që të trajnoheshin modele AI lider pa përdorur materiale të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Kompania vijoi duke thënë se të drejtat e autorit mbulojnë thuajse çdo formë shprehie njerëzore nga postimit në blog, fotografitë, kodet e softuerit deri në dokumente shtetërore.

Kufizimi i të dhënave përdorur për trajnimin e modeleve do ta bënte të pamundur ndërtimin e sistemeve AI të cilat plotësojnë nevojat e qytetarëve sot.

Në të njëjtën kohë kompania tha se përpiqet të jetë në përputhje me ligjet e të drejtave të autorit kur trajnon modelet. Lajmi vjen pasi The New York Times e akuzoi se ka përdorur materiale publikisht të disponueshme në internet për të trajnuar inteligjencën artificiale.

Në disa nga paditë e ngritura kundër OpenAI dhe Microsoft, paditësit akuzojnë kompanitë se refuzojnë të paguajnë autorët për punën e tyre ndërsa ndërtojnë një industri miliarda dollarëshe dhe gëzojnë përfitime të mëdha financiare nga materialet me të drejtë autori.